Punë kërkimore & Shkrime Akademike

Na shkruani nëse ju nevojiten punë te ndryshme kërkimore në fushen e shkencave kompjuterike për programe të ndryshme studimi, duke përfshirë: Bachelor (BSc.), Master Shkencor (MSc.), Doktoraturë (PhD.). Punët kërkimore dhe shkrimet akademike ofrohen sipas preferncës në gjuhën shqipe dhe/ose atë angleze.

Kërkimet për punë të ndryshme kërkimore studiohen në imtësi në menyrë që të realizohet një hulumtim sa më i thellë e si rrjedhim një shkim sa më i arrirë. Shkrimet akademike realizohen me metodologjitë e teknikat kontemporane të shkrimit shkencor akademik. Shkrimi realizohet me anë të software-it më të përdorur të publikimeve shkencore akademike dhe shkrimit të librave akademik.

[shkrime-akademike-pune-kerkimore]
[krijim-website-albania]

Zhvillim Platformash të Personalizuara

Krijojmë e përshtasim plafroma interaktive të personalizuara për të gjitha llojet e kërkesave. Platformat janë të punuara duke përdorur teknologjitë më kontemporane. Platforma kontrollohet nga klienti hap pas hapi gjatë realizimit të saj në menyrë që produkti final të jetë sa me aftër pritshmërive.
 
Sipas preferencave të klientit për këto platforma diskutohet një strategji vendosje në web, duke perfshirë këtu serverat individual, serverat e dedikuar si dhe strategjitë Cloud (Google App Engine, Amazon Web Services etc.).
 
Platforma te Personalizuara CMS

Zhvillim Faqesh Web për Biznese

Krjojmë webfaqe biznesesh për të gjithë llojet e bizneseve, qofshin ato biznese shitjesh online (e-commerce), biznese reklamimesh produktesh, lokale, restorante, agjensi udhëtimesh etj. Të gjitha webfaqet ndërtohen në formë unike dhe me një dizajn sa më terheqës për përdoruesit.

Webfaqet janë të konceptuara për tu përshtatur për të gjithë llojet e pajisjeve elektronike, duke përfshirë ketu të gjithë llojet e aparatëve mobile, tabletave, desktop-ëve etj., në menyrë që webfaqja të jetë sa më praktike dhe lehtësisht e aksesueshme në çdo kohe nga të gjithë përdoruesit.

Marketing Dixhital 

Ofrojmë digital marketing profesional duke optimizuar  webfaqen tuaj për tu renditur në krye të listës së rezultateve të kërkimit nga klientët. Në këtë menyrë platforma ose webfaqja juaj klikohet në menyrë organike më shumë e më lehtësisht nga përdoruesit duke maksimizuar kështu fitimet e biznesit tuaj.

Strategjitë e marketingut dixhital të platformës sonë përfshijne por nuk janë të limituara në:

  • Search Engine Optimization (SEO)
  • Content Marketing (shkrim dhe përpunim përmbajtjeje për blogun apo webfaqen tuaj)
  • E-mail Marketing
  • Social Media Marketing (reklama në rrejtet sociale si Instagram, Facebook etc.)
  • Website Design
  • Website Analytics (analizë e detajuar e trafikut të webfaqes)
  • Google Ads (rankim i reklamës në krye të rezultateve të kërkimit në Google, reklamim të biznesit në YouTube dhe website të tjera)
[digital-marketing-albania]

Konsulencë Teknologjike IT

Keni një ide teknlogjike apo akademike por nuk jeni të sigurt nëse është e mirëmenduar dhe/apo e mirë-strukturuar? Na shkruani dhe merrni nje konsulencë të plotë, të sinqertë dhe profesionale mbi idenë tuaj, me një plan dhe hapa konkret për ta çuar idenë përpara. Skuadra jonë ka kualifikimet dhe eksperiencën e duhur për një këshillim të drejtë e të frytshëm për ta kthyer nje ide në një plan konkret e më pas në një projekt të plotë e të prekshëm.

Mirëmbajte & Suport

Për cdo projekt të krijuar nga platforma jonë, por edhe për projektet e juaja individuale që kërkojnë mirëmbajtje dhe suport te vazhdueshëm, gjendemi pranë jush duke ju ofruar asistencen tonë për mirëmbajtje dhe suport në menyrë që ndërmarrja juaj të mos mbetet asnjëherë prapa.

Për cdo webfaqe tuajën të cilën mendoni se nuk mund ta menaxhoni vet apo ta mbani me përmbajtje të përditësuar, skuadra jonë ju vjen në ndihmë duke u kujdesur që informacionet në webfaqe të përditësohen rregullisht në menyrë që eksperienca e përdoruesit të jetë sa më e kënaqëshme.

Na shkruani 📧
Me anë të kësaj forme mund të na shkruani në lidhje me një nga kategoritë e shërbimeve të listuara më siper ose për nevoja të tjera specifike në fushën e teknologjisë, shkencave ekzakte ose shkrimeve akademike.