Kush Jemi Ne
Ne jemi një ekip profesionistësh ndryshe, që përpiqemi ti kthejmë të gjithë projektet në kënaqesi individuale e të klientit. Krijimtaria jonë është ajo që bie në sy, strategjia jonë e orientuar nga të dhënat është ajo që na siguron sukses.
Misioni Ynë
Ajo çfarë ne synojmë të arrijmë është një eksperiencë sa më praktike dhe efiçente për klientët tanë. Pamja e projekteve që ne synojmë të përçojme, krijohet në mënyrë që të përshtatet drejtpërdrejt me audiencën e targetuar nga biznesi i çdo klienti.
Shërbime të Ofruara
- Shkrime Akademike
- Zhvillim Platformash të Personalizuara
- Zhvillim Webfaqesh Biznesi
- Marketing Dixhital
- Konsulencë Teknologjike
- Mirëmbajtje & Suport 24/7
Koncepti Ynë për Realizimin e Projekteve
01.
Njohja me Klientin
Takimi dhe njohja me klientin është hapi i parë si dhe një nga hapat më te rëndësishëm të zhvillimit të një projekti pasi krijohet ideja e parë vizuale mbi projektin e dëshiruar.
02.
Definimi i Vizionit
Shpesh klientët kanë ide të çrregullta mbi projektet e kërkuara. Profesionistët tanë ju ndihmojnë të qartësoni e optimizoni idenë tuaj duke mbajtur në fokus interesin më të lartë të klientit.
03.
Dizajni i idesë
Pasi vizioni është definuar, skuadra jonë dizenjon një projekt-plan fillestar se si do të duket projekti pas përfundimit. Ky projekt-plan fillestar mund të ndryshojë në vijueshmëri të projektit sipas nevojave specifike.
04.
Zhvillimi i Produktit
Strategjia që ndiqet nga skuadra jonë synon të përfshijë klientin hap pas hapi në proçesin e zhvillimit duke mbajtur një linjë midis kërkesave, pritshmërive dhe realizimit të punës.
05.
Lançimi
Pas finalizimit të zhvillimit të projektit, skuadra krijon infrastrukturën e duhur në varësi të llojit të projektit për ta lançuar atë.
06.
Mirëmbajtja e Produktit
Duke qënë se nevojat dhe dëshirat ndryshojnë me kalimin e kohës, pas lançimit të projektit, skuadra jonë ofrohet për mirëmbajtjen dhe suportin e projektit në vazhdimësi.
Përse ne?
Agjensia jonë nuk është e vetmja në llojin e saj, megjithatë hidhini një sy cilësive që na bëjnë ne ndryshe nga të tjerët.
Projektet e krijuar nga agjensia jonë syjnojnë të jenë vizualisht dhe teknikisht në linjat e standarteve bashkëkohore të zhvillimit të projekteve. Webfaqet dhe platformat e krijuara analizohen dhe përpunohen në vazhdimësi dhe në komunikim të vazhdueshëm me klientin në menyrë që të arrihet vizioni i parapërcaktuar. Zhvilluesit dhe dizjnuesit e agjensisë sonë punojnë në përputhje me praktikat më të mira dhe efiçente të Google për tu ofruar një eksperience sa më unike përdoruesve të webfaqeve të krijuara.
Një agjensi e suksesshme dixhitale duhet të jetë e aftë të adaptohet me ndryshimet që sjell koha. Produktet e një agjensie dixhitale janë të gjitha të lidhura me teknologjinë e për këtë arsye vetë agjensia duhet të jetë vigjilente mbi evolucionin e teknologjisë dhe praktikave më të mira. Skuadra jonë sigurohet të përdorë gjithmonë produktet, programet dhe versionet me të fundit të gjuhëve të programimit me qëllim që të lehtësojë punën e zhvillimit të projekteve dhe tu ofrojë klientëve versionin më të mirë të idesë së tyre.
Të gjithë projektet e realizuar janë në mirëmbajtje të vazhdueshme nga skuadra jonë pas lançimit të tyre. Ne marrim informacion nga një larmi e madhe burimesh të dhënash për të fituar njohuri kryesore mbi biznesin. Kështu, vëzhgojme hap pas hapi sjelljen e përdoruesëve në platformen tuaj duke e optimizuar atë në bazë të të dhënave dhe rezultateve të mbledhura nga këto të dhëna.
Për të gjithë projektet agjensia jonë ofron mundësinë e zhvillimit të tyre në gjuhën shqipe dhe/ose angleze, qofshin ato projekte akademike apo profesionale. Kjo i jep mundësi klientëve tanë tu përshaten nevojave vetjake ose nevojave të audiencës që ata targetojnë.
Ne kujdesemi për produktet tona edhe pas lançimit të tyre. Skuadra jonë qëndron në gadishmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me klientin për mbarëvajtjen e produktit (në rastin e platformave interaktive apo webfaqeve). Sigurohemi tu përgjigjemi të gjitha kërkesave në lidhje me produketet e krijuara nga ne, kështu bizneset janë gjithmonë funksionale e të përditësuara. Mos hezitoni të na kontaktoni duke përdorur një nga mënyrat e kontaktit të listuara në faqe për çdo kërkesë tuajën.